Gjykata liron policin shqiptar, i akuzuar për ngacmimin e një të miture me video nudo
Rreth dy javë më parë në media u publikua një video e turpshme ku një oficer i policisë së shtetit ishte i zhveshur nudo, ndërsa personi që nxorri denoncimin u shpreh se pikërisht oficeri në fjalë videot ja kishte dërguar vajzës së mitur të cilën e ngacmonte prej kohësh.
Por këtë të premte, gjykata ka vendosur që ta lirojë nga ambientet e paraburgimit efektivin Berhan Bajrakurti, duke e lëshuar kësisoj nga akuza e ngacmimit seksual, pasi deri më sot asnjë kallëzim penal nuk u bë kundër tij.
Gjykata e Shkodrës e rivlerësoi masën e sigurisë për Bajrakurtin, duke i dhënë një tjetër masë, atë të detyrimit të paraqitjes.
Shkak për këtë masë lehtësuese ndaj efektivit të policisë është bërë fakti se prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë me prova se videot intime ku polici shfaqet nudo, i janë dërguar një vajze të mitur.
Nga këqyrja e telefonit celular të Bajrakurtit janë gjetur dhe të tjera video ku efektivi i policisë është me bashkëshorten e tij, një fakt që e ka konfirmuar vetë gruaja e policit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



