E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata po përgatit lirimin e të ‘tmerrshmit të Beratit’
Publik News

Gjykata po përgatit lirimin e të ‘tmerrshmit të Beratit’

Ne vitin 2001 Aleksander Kuqo  u denua me 21 vite burg nga gjykata Fier, pasi u arrestua ne Shqiperi per llogari te drejtesise italiane.

Mbi Aleksandër Kuqon rëndojnë dhjetëra akuza nga drejtësia italiane, e cila në vitin 1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm për akuzat e “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”, “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “trafikimit të femrave për prostitucion në bashkëpunim”. Vendimi i Gjykatës së Fierit, që e konvertoi vendimi italian në 21 vjet heqje lirie, në atë kohë u përfol dhe u konsiderua si një skandal i drejtësisë shqiptare. Aleksandër Kuqo u riarrestua më datën 6 maj të vitit 2006, nga Policia e Beratit për llogari të Prokurorisë së Fierit. Në urdhër përcaktohej prangosja e Kuqos “për ekzekutimin e vendimit penal nr.13, datë 22 janar 2003, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier, për caktimin e masës mjekësore ndaj Aleksandër Kuqos”.

Diten e djeshme date 4 shkurt 2020 ne seancen e zhvilluar ne gjykaten Fier ,gjykata relaton duke qene se nga ana e eksperteve eshte rekomanduar masa mjekesore mjekim i detyruar  ambulator , ne kujdes te  nje familjari , dhe eshte e nevojshme marrje e mendimit dhe pelqimit konforme ne baze te nenit 46 te  nje familjari ne lidhje me faktin nese gjykata do te vendose nese do te marre shoqerimin dhe kujdesin e shtetasit Aleksander Kuqo prane mjekut familjare.

Avokati Zenun Hadermataj ka kerkuar ne seancen e djeshkem se paraprakisht duhet se vendoset nje njeri i  afert qe eshte bashkeshortja e tij Ledja Kuqo dhe per kete marrim persiper njoftimin e saj.

Gjykata vendosi te nderprese  shqyrtimin gjyqesor me qellim paraqitjen e shtetases Ledia Kuqo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.