E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykata vendos ‘detyrim paraqitje’ për  5 punonjësit e IT në Departamentin e Administratës Publike
Lajme

Gjykata vendos ‘detyrim paraqitje’ për 5 punonjësit e IT në Departamentin e Administratës Publike

Gjykata e Tiranës nuk e ka miratuar kërkesën e prokurorisë për arrest shtëpie për 5 punonjësit e IT në Departamentin e Administratës Publike (DAP), por ka vendosur detyrim paraqitje lidhur me hetimin për sulmet kibernetike në Shqipëri.

Konkretisht punonjësit e IT-së, Alketa Sulo, Altin Sallaku, Rudina Llagami, Igli Lubonja, Albi Gjeka, kanë shpërdoruar detyrën, pasi duhet të kërkonin raportim nga operatori ekonomik që ishte përgjegjës për situatën e sigurisë në faqen e administrata.al edhe për antiviruset që përdoreshin për mbrojtjen e kësaj faqeje.

BW raporton se ky është vetëm një hap i parë i ndjekur nga prokuroria e Tiranës në lidhje me sulmet kibernetike. Më herët prokuroria ka kërkuar informacion në 18 shtete. Duke qenë se bëhet fjalë për hakerë iranianë, i gjithë hetimi është lokalizuar në administratën në Shqipëri.

Dy sulmet ndodhën fillimisht ndaj sistemeve qeveritare onlinë dhe më pas ndaj sistemit TIMS të policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.