E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjykatësja Flora Hajredini do të gjykojë  çështjen e Fredi Belerit
Lajme

Gjykatësja Flora Hajredini do të gjykojë çështjen e Fredi Belerit

Ditën e sotme është zhvilluar seanca e radhës për  kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në GJKKO.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se procesi për Belerin është shtyrë dhe se është miratuar zëvendësimi i gjyqtares Etleva Deda.

Në vend të saj do të caktohet Flora Hajredini, e cila ka kërkuar kohë të njihet me dosjen e Belerit.

Deda kishte kërkuar të hiqte dorë nga çështja, ndërsa ishte kërkuar edhe përjashtimi i saj nga avokatët e Belerit.

Beleri nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme, ndërsa seanca e radhës për të do të mbahet në 24 tetor, në orën 11:00.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.