E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Grenell: Haga, totalisht e korruptuar!
Bota

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK, Grenell: Haga, totalisht e korruptuar!

Richard Grenell, ish-emisari i Presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë–Serbi dhe i dërguar për misione speciale në administratën Trump, ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të financimit për Gjykatën Speciale të Hagës.

Në një reagim në rrjetin social X, Grenell e cilëson këtë institucion si “tërësisht të korruptuar”, duke theksuar se prej më shumë se pesë vitesh mban në paraburgim padrejtësisht ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Haga është totalisht e korruptuar dhe duhet t’i ndalet financimi. Jack Smith ishte një nga prokurorët që arrestoi presidentin në detyrë të Kosovës më shumë se pesë vjet më parë. Ai është ende në burg dhe gjykimi i tij ka nisur vetëm kohët e fundit,” shkroi Grenell.

Ish-emisari amerikan e ka akuzuar prej kohësh Gjykatën Speciale si një mekanizëm me vendime politike, duke shënjestruar për këtë edhe Qeverinë e Kosovës nën drejtimin e Albin Kurtit. Sipas tij, ekzekutivi i Kosovës nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret për lirimin e katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Vetëm dy ditë më parë, pas protestës masive në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare kërkuan lirimin e Thaçit dhe të bashkëluftëtarëve të tij, Grenell deklaroi se “Gjykata e Hagës ka dalë jashtë kontrollit” dhe se pikërisht prokurori special Jack Smith ishte arsyeja e këtij reagimi qytetar.

Grenell ka qenë një kritik i vazhdueshëm i kësaj gjykate edhe më herët, duke e akuzuar se po përdoret për të minuar integritetin e liderëve historikë të Kosovës dhe për të ndjekur një axhendë politike të fshehur. Në një deklaratë të mëparshme në X, ai e quajti Gjykatën Speciale një “gjykatë politike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.