Gjyqi ndaj Saimir Tahirit, caktohet trupa gjykuese për ish-ministrin e Brendshëm
Në Gjykatën për Krime të Rënda është përzgjedhur treshja gjykuese që do të shqyrtoj dosjen ndaj ish-Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Kujtojmë se rreth një javë më parë, gjykata kaloi në gjykim për akuzat e ngritura nga Prokuroria, ndërsa vetë Tahiri u shpreh se procesi ndaj tij është në kufijtë e maskaradës.
Gjatë seancës paraprake, ish-ministri kërkoi edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila do të shqyrtohet nga kjo treshe gjykuese.
Hetimet për Saimir Tahirin, nisën në nëntor të 2017-ës, pas publikimit të një pjese të dosjes së Katanias, ku në disa përgjime përmendej emrin e ish-ministrit, nga anëtarë të grupit Habilaj, drejtuar nga dy kushërinjtë e tij, Artan dhe Moisi Habilaj.
Bashkë me Tahirin, në gjykim kaluam edhe 3 ish-policët, Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode, ndërsa më herët kanë kaluar është 9 pjesëtarë të grupit të Habilajve.
Seanca e kaluar
Gjykata për Krime të Rënda, pranoi më datë 26 mars kërkesën e prokurorisë, duke çuar në gjykim Saimir Tahirin dhe e ish policët, Jaeld Çelën,Gjergji Kohilën dhe Sokol Boden.
Për rreth 8 orë, prokuroria dhe mbrojtja parashtruan pretendimet e tyre. Sipas akuzës, të përfaqësuar nga prokurorët Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Arenc Çela, për gjatë 1 viti hetim, në bazë të provave të grumbulluara, ka dyshime të arsyeshme, se Tahiri dhe tre ish-policët, i kanë lehtësuar aktivitetin kriminal, grupit të “Habilajve” të cilët akuzohen për trafikimin e tonelatave të drogës drejt Italisë.
Nga ana tjetër, avokatët e të hetuarve, kërkuan pushimin e çështjes, pasi sipas tyre, nuk ka prova që mbështesin akuzat e ngritura.
Gjithashtu, mbrojtja Tahirit dhe e Çelës kërkuan edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë që do të shqyrtohet në seancën e parë të gjyqit në themel.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



