ILDKPI për gjyqtaren ka dorëzuar raportin me konstatim se është deklarim i saktë pasurie dhe e ka te justifikuar. Ne bëmë verifikim të thelluar, ka deklaruar shtëpi banimi 100m2 në njësi bashkiake nr. 8 në Tiranë, veturë ‘Mercedez Benz’ blerë në 2016 me vlerë 6 mijë euro, para cash 1 milion e 350 mijë lekë dhe depozitë kursimi për fëmijë. DSIK për sa i përket figurës ka sjellë raport ku shprehet se gjyqtarja nuk ka shkelje dhe është e përshtatshme për të vazhduar detyrën.
Gjyqtarja u shpreh dakord me të gjitha konstatimet e trupës, ndërsa kërkoi që të vijonte detyrën.” Jam dakord me verifikimet nga ana e KPK-s, kërkoj të vazhdoj detyrën, procesi ka qenë korrekt”
Vendimi për gjyqtaren do të jepet në datë 4 qershor, ndërsa pritet që të kalojë vettingun, pasi nuk rezultoi me asnjë problem. Gjyqtarja e Kurbinit Marcela Shehu është kandidate për në Këshillin e Lartë Gjyqësor



