Gjyshi pret mbi 8 orë në morg për të marrë trupin e nipit
Aksidenti tragjik në Vlorë i mori jetën 17-vjeçarit
Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, ku një 17-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet tip Porsche. Viktima, Leandro Shametaj, po kthehej nga puna, ku punonte si kamarier, kur goditja fatale ndodhi në zonën e Lungomares.
Autoritetet dyshojnë se automjeti lëvizte me shpejtësi të madhe, rreth 200 km/orë, dhe se drejtuesi mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit.
Gjyshi i të riut ka pritur mbi 8 orë në morgun e Vlorës për të marrë trupin e nipit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të aksidentit, përfshirë shpejtësinë dhe gjendjen e shoferit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



