Glykeria rikthehet në Himarë, koncert më 2 gusht në Potam

Një nga zërat më të njohur të muzikës greke, Glykeria, do të ngjitet në skenën e Potamit në Himarë më 2 gusht, në orën 21:00, në një koncert që pritet të mbledhë qindra artdashës.
Artistja, e njohur për repertorin e saj të pasur dhe interpretimin karakteristik, do të performojë në një mbrëmje muzikore buzë detit, duke sjellë këngët që e kanë bërë të famshme në Greqi dhe më gjerë.
Në koncert do të marrin pjesë edhe Xaris Makris, Dasho Kurti dhe Filarmonia, duke premtuar një program të larmishëm artistik në një nga destinacionet më të frekuentuara të rivierës shqiptare.
Aktiviteti do të zhvillohet në Potam të Himarës dhe organizatorët ftojnë publikun të jetë pjesë e kësaj mbrëmjeje muzikore, e cila pritet të krijojë një atmosferë festive në bregdetin jugor të vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



