E hënë, 26 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i bashkisë Himarë Tavo, hedh poshtë zjarrvënien me qëllim
Flash

Kreu i bashkisë Himarë Tavo, hedh poshtë zjarrvënien me qëllim

Shkaqet e zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu Himarën mbeten ende për t’u përcaktuar. Kryebashkiaku Vangjel Tavo, duke folur për emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, deklaroi se përgjegjësia për zbardhjen e rrethanave i takon Policisë dhe Prokurorisë.

I pyetur nëse zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, Tavo u shpreh i rezervuar: “Kjo është çështje që merret policia dhe prokuroria. Nuk kemi një raport përfundimtar dhe nuk mund të shprehem pa pasur një hetim për këtë rast.”

Ai tha se nuk ka dijeni për ndonjë indicie që zjarri të jetë vënë qëllimisht. Ndërkohë, lidhur me zërat se zjarri mund të jetë përdorur si skenar për Paketën e Maleve, kryebashkiaku i Himarës i cilësoi këto pretendime si “përralla”.

Tavo foli edhe për kapacitetet zjarrfikëse të Bashkisë së Himarës, duke deklaruar se aktualisht disponohen gjashtë zjarrfikëse dhe një autobot. “Kjo është çështje që merret policia dhe prokuroria. Nuk kemi një raport përfundimtar dhe nuk mund të shprehem pa pasur një hetim për këtë rast. Nuk e kam dijeni që mund të jetë e qëllimtë. Nëse një person vë një zjarr, dy janë mundësitë, ose i qëllimshëm, ose aksidental. Janë përralla aludimet në internet. Ato janë ullishte. Pra janë ndarë me AMTP ullishtet dhe këto raste përjashtohen nga Paketa e Maleve. Vatra e parë brenda 25 minutash arriti afër banesave. Ndaj u detyrova që të nxjerr urdhrin për evakuimin e atyre banorëve që rrezikoheshin nga zjarri. Kemi 6 zjarrfikëse dhe një autobot. Janë tejet të mjaftueshme, dhe janë të reja.”, tha ai.

Hetimi pritet të përcaktojë shkakun e zjarrit, ndërsa ekipet në terren vijojnë evidentimin e dëmeve të shkaktuara në banesa, ullishte dhe pasuri të tjera të banorëve.

Zjarri i përmasave të mëdha që përfshiu Himarën të premten ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në banesa dhe në pasuri bujqësore. Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi se ekipet e bashkisë ndodhen në terren për të evidentuar dëmet dhe për të nisur procedurat e kompensimit.

Tavo tha se situata ka qenë e rëndë, ndërsa zjarri është përballuar falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, strukturave të Ministrisë së Brendshme, Prefekturës së Vlorës dhe bashkive të tjera të qarkut.

Kryebashkiaku falënderoi gjithashtu qytetarët e Himarës që u angazhuan në përballimin e flakëve. Sipas të dhënave paraprake, 6 banesa janë dëmtuar nga zjarri. Tavo sqaroi se tre prej tyre janë djegur, ndërsa tre të tjera kanë qenë të pabanuara. Vetëm një prej banesave ka qenë e banuar në momentin e ngjarjes.

Përveç banesave, dëme të konsiderueshme janë shkaktuar edhe në ullishte, përfshirë pemë të vjetra dhe shekullore. Zjarri ka prekur gjithashtu një park bletësh, ku një banor kishte rreth 40 koshere me bletë. Ai theksoi se Bashkia e Himarës do të përdorë fondet e saj për të përballuar kostot e dëmeve. Vlerësimi përfundimtar i dëmeve pritet të përfundojë në ditët në vijim, pas verifikimeve në terren.

“Situata ka qenë e rëndë. Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha. Është përballuar me ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëses, nga Prefektura e Vlorës, na kanë ardhur ndihmë nga bashkitë e tjera të këtij qarku, strukturat e ministrisë së Brendshme. Po ashtu u angazhuan dhe qytetarë të Himarës, që dua t’i falënderoj. Sot jemi në terren për të evidentuar dëmet e krijuar nga zjarri i ditës së premte. Vlerësimi përfundimtar do të dalë në ditët e ardhshme, ku 3 banesa janë djegur dhe 3 banesa të tjera janë djegur, por kanë qenë të pabanuara. Ka dëme të konsiderueshme në ullishte, që kanë qenë të vjetër, shekullorë. Dëmi tjetër është te një park bletësh, ku një himarjot kishte 40 koshere me blete. Më pas do të procedojmë me mënyrën e riparimit dhe kthimin e banesave në gjendjen e mëparshëm dhe kompensimin e atyre banorëve të prekur nga djegia e ullishteve dhe frutoreve dhe atij qytetari që ka pasur koshere me bletë. Bashkia e Himarës ka fondet e veta që i përballon kostot. Askush nuk do të ngelet i pashdëmtuar nga kjo situatë. Bashkia ka peshën kryesore dhe mundësinë që ta bëjmë këtë gjë. Vetëm një banesë ka qenë e banuar me njerëz, të tjerat jo. Një familje është në emigracion, dhe një tjetër familje ka banuar brenda Himarës. Por do të kompensojmë deri në qindarkën e fundit për dëmet banorët.

Pse ra zjarri në Himarë? Kjo është çështje që merret policia dhe prokuroria. Nuk kemi një raport përfundimtar dhe nuk mund të shprehem pa pasur një hetim për këtë rast. Nuk e kam dijeni që mund të jetë e qëllimtë. Nëse një person vë një zjarr, dy janë mundësitë, ose i qëllimshëm, ose aksidental.”, tha Tavo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.