E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tavo përgënjeshtron “përgjimet e SPAK” për Gjirin e Gramës
Sot

Tavo përgënjeshtron “përgjimet e SPAK” për Gjirin e Gramës

Dy fjalë për Vangjel Tavon!

Ndoshta është ndër të vetmit nga kryebashkiakët socialistë për të cilin vlen shprehja: “Po e ke inat, jepi hakun!” E mori Bashkinë e Himarës me të ardhura nga bizneset dhe taksat rreth 13 milionë euro dhe pas një viti arkëtoi 40 milionë euro të ardhura për institucionin. Himariotët kurrë nuk kanë parë një kryebashkiak që të presë këdo në zyrë dhe të marrin përgjigje në kohë reale.

Vangjelin mund ta kritikosh në shumë gjëra, por t’i thuash se paska bashkëpunuar me krimin kur nuk ishte zgjedhur ende në detyrë, më e pakta është injorancë dhe mungesë informimi. Është bërë modë të shpërthejmë balona mediatike me thashetheme dhe tymnajë, me shpresën se diçka mbetet nga bloza e katranit. Gazetari ynë i nisi një SMS ku e pyeti kreun e Bashkisë Himarë, zotin Tavo,  rreth deklaratës që ka ndarë për median.

Në përgjigjen e tij, kryebashkiaku i Himarës u tregua mjaft konciz. Deklarata e zyrës së shtypit i ka sqaruar tashmë me detaje të gjitha lajmet e rreme.

“Ju falënderoj dhe jam në dispozicionin tuaj në çdo kohë,” u shpreh ai lidhur me “bombat” mediatike dhe akuzat për “arubaxhinjtë” e thashethemexhinjtë e portaleve, si dhe për deputetët e painformuar të opozitës.

Deklarata e Vangjel Tavos

Aruba dhe Arubaxhinjtë e medias dhe opozitës shqiptare!

Ditët e fundit, në disa portale dhe rrjete sociale po qarkullojnë “lajme” mbi aludime tërësisht të pabazuara, që përfshijnë emrin e Kryetarit të Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, në të ashtuquajturat “përgjime të SPAK”, duke pretenduar se ai ka premtuar ti dhurojë njerëzve të botës së krimit të organizuar miliona metra katrore toka në zonën e Gjirit të Gramës.
Nuk e mora mudimin ti përgjigjem një çmenduarie të tillë. Por kur çmenduria merr dhenë dhe, portaleve apo gazetarëve “arubaxhinj” e gjobaxhinj, u bashkohen edhe politikanë të opozitës, u detyrova të qartësoj për publikun dhe jo për ta, disa të pavërteta të trasha në këtë histori.
Së pari: Aludimet lidhen me një përgjim të aktorëve të krimit të organizuar, në korrik 2024. Atë kohë unë nuk kam qenë kryetar bashkie e nuk ka mbajtur asnjë funksion drejtues shtetëror, apo të kem patur ndonjë kompetencë vendimmarrëse që lidhet me menaxhimin e territorit.
Së dyti: Edhe sikur unë të kisha qenë kryetar i bashkisë Himarë, edhe sikur unë të kisha mundësinë të dhuroja territoret e bashkisë njërit apo tjetrit, ka një gjë shumë të thjeshtë: Gjiri i Gramës, të nderuar lexues, gazetarë e deputetë, nuk është nën juridiksionin administrativ të Bashkisë Himarë. Kjo zonë gjeografike dhe turistike i përket Bashkisë së Vlorës, dhe Vangjel Tavo, nuk mund t’ia premtonte askujt për t’ia “dhuruar”.
Së treti: Mediat apo portalet, me pronarë të njohur e të panjohur, nëse duan të bëjnë gazetari investigative, duhet të bëjnë gjënë më të tjeshtë; një telefontë personit që atakohet. Pyeteni! Po ta kishin bërë do të kishit mësuar se unë nuk kam patur asnjë detyrë atë kohë dhe zona për të cilën flitet nuk është fare nën juridiksionin e bashkisë që unë drejtoj tashmë.
Ose mjafton të bënit një kërkim të thjeshtë në google dhe mëson edhe më shpejt të njëjtat gjëra, pa rënë në gabime që dëshmojnë injorancë në çdo drejtim. Por, mesaduket, qëllimi nuk ka qenë të bëhet gazetari, por të denigrohet një person dhe një zyrtar publik.
Më e pafalshme kjo edhe për deputetë të opozitës, që janë edhe me origjinë nga këto anë dhe nuk dinë “hollësi kaq të vogla”, por vrapojnë të bëhen përçuese të këtyre akuzave të shëmtuara, me pretendimin se po i referohen “mediave”. Cilave media?
Mund të debatojmë publikisht, të shkëmbejmë replika për çdo çështje që lidhet me cilësinë e qeverisjes, menaxhimit të bashkisë, shërbimeve etj. Jemi të hapur për çdo gjë, Në një shoqëri demokratike, debati publik duhet të mbështetet mbi fakte dhe transparencë, jo mbi thashetheme, insinuata dhe tentativa për të dëmtuar reputacionin e individëve për përfitime politike, apo edhe me keq shantazhime ordinere gjobaxhinjsh.
I bëj thirrje mediave dhe kujtdo që kontribuon në hapësirën publike të tregojë përgjegjësi, të verifikojë informacionin dhe të mos bëhet pjesë e përhapjes së lajmeve të rreme.
I bëj thirrje kujtdo që vijon të përhapë këto pretendime të rreme, me qëllim apo thjeshtë sipas mekanizmit “copy paste” për ca klikime më shumë, të ndalojë menjëherë. Çdo përpjekje e mëtejshme për hedhje balte do të ndiqet në rrugë ligjore dhe autorët do të përballen me pasojat përkatëse përpara sistemit të drejtësisë.

E vërteta nuk ndërtohet mbi shpifje!

PS: Nuk kisha ndërmend të reagoja (sikurse kam vepruar ngahera) për shpifje banale nga portale apo pseudogazetarë gjobëvënës, por kur pjesë e kësaj tallavaje bëhen edhe deputet/e të opozitës se duan të përfitojnë politikisht nga shpifja, vendosa të sqaroja njëherë dhe përgjithmonë sa më lart.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.