“Godet” Kokëdhima: Ambasadorët shantazhuan Ramën për reformën në drejtësi
Ish- deputeti i PS-së dhe kreu i partisë ‘Zgjidhja’, Koco Kokëdhima ka thënë se Edi Rama nuk e donte reformën në drejtësi. Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Të Paekspozuarit’ të gazetarit Ylli Rakipi në News24, Kokëdhima tha se ambasadorët e akredituar në Tiranë, i kanë dërguar një letër Ramës në dimrin e vitit 2016, ku i bënin shantazh. Letra ishte nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Rama nuk donte të bënte reformën në drejtësi. Ai mendonte se do ua hidhte të gjithëve dhe do bënte kapjen e reformës. Ambasadorët e shantazhuan Ramën me një letër që i dërguan. Në fillim të dimrit të vitit 2016, Departamenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet një letre i kërkonin qeverisë që t’i hapte rrugën reformës në drejtësi, pasi Rama kërkonte ta kapte. Kushtetuta u ka dhënë një rol të madh ambasadorëve të cilët nuk zgjidhen nga njerëzit. Ka raste kur ambasadorët mbështesin politikanë të korruptuar”- tha Kokëdhima.
Sipas Kokëdhimës, Ramës i ka ardhur një letër me gjashtë akuza me karakter penal dhe për këtë arsye ai është dorëzuar dhe ka pranuar të bëhet reforma në drejtësi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



