Gonzato u shfaq në mes të protestës, BE zbulon të vërtetën
Prania e ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, në afërsi të protestës së zhvilluar përpara Kryeministrisë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve dhe mediave. Diplomati është filmuar teksa lëvizte në bulevard, mes një numri të madh protestuesish që kishin mbushur zonën.
Sipas pamjeve të publikuara, Gonzato shfaqet i veshur në mënyrë sportive dhe pa shoqërim zyrtar. Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse prezenca e tij ishte një kalim i rastësishëm apo një vëzhgim i drejtpërdrejtë i situatës në terren.
Dëshmitarë nga vendngjarja tregojnë se ambasadori ka qëndruar vetëm për pak çaste dhe nuk ka ndërvepruar me protestuesit, duke mos marrë pjesë në tubim. Ai është parë të largohet menjëherë pas një ndalese të shkurtër.

Ndërkohë, burime zyrtare për mediat nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë kanë konfirmuar se prania e tij në zonë nuk lidhej me protestën, por ishte thjesht një kalim i rastësishëm në të njëjtin moment kur po zhvillohej tubimi.
Protesta në fjalë shënon tubimin e gjashtë radhazi të qytetarëve në kryeqytet, të cilat kanë nisur që prej ditës së diel dhe vijojnë të mbledhin pjesëmarrje të konsiderueshme në bulevardin kryesor të Tiranës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



