E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitet me armë banka në mes të Tiranës
Lajme

Grabitet me armë banka në mes të Tiranës

Një alarm për grabitje me armë ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit në kryeqytet gjatë orëve të fundit. Sipas burimeve paraprake, uniformat blu kanë marrë një telefonatë që njoftonte për një grabitje në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë dhe janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes për verifikim dhe sigurimin e zonës.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pranë zonës së ish-Parkut, në afërsi të rrugës “Muhedin Llagami”. Pas mbërritjes në vendin e raportuar, policia ka ndërhyrë dhe ka arritur të neutralizojë autorin e dyshuar.

Sipas informacioneve fillestare, personi i dyshuar ka hyrë në ambientet e bankës i armatosur me një armë automatike tip kallashnikov, duke tentuar grabitjen. Ai është vënë në pranga nga forcat e rendit dhe po shoqërohet drejt komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vendngjarje ka mbërritur edhe një ambulancë për çdo eventualitet, por deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet pritet të japin një njoftim zyrtar për të sqaruar plotësisht rrethanat, motivet dhe dinamikën e kësaj ngjarjeje.

D6d0ba4d 1054 4b2e 8552 601beffec09b

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.