Grabitja e bankës në Tiranë, autori u largua…me skuter
Një bankë është grabitur nga një person i armatosur ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën “Gjin Bue Shpata”.
Autori e ka kryer grabitjen me ndihmën e një skuteri, të cilin e ka përdorur si për të shkuar në bankë, ashtu edhe për t’u larguar menjëherë pas marrjes së një shume parash.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, autori ka hyrë në ambientet e bankës i maskuar dhe, nën kërcënimin e një arme, ka arritur të marrë një shumë parash, duke shkaktuar panik te personat që ndodheshin brenda.
Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë janë vënë në lëvizje, duke ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore të kryeqytetit për kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj grabitjeje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



