E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitja në Rinas/ Berisha nxjerr detaje: Pse i janë vërsulur të afërmve të Çalës. Mijëra eurot po futen në…
Lajme

Grabitja në Rinas/ Berisha nxjerr detaje: Pse i janë vërsulur të afërmve të Çalës. Mijëra eurot po futen në…

Nderkohe qe policia ka ndaluar 4 persona si te dyshuar ne lidhje me grabitjen ne Rinas, ne aksionin e perqendruar ne Elbasan, ish-kryeministri, Sali Berisha, thekson sot se policia i eshte sulur familjareve dhe te afermve te Klement Çales, pasi shpresojne se ndonjeri syresh do te luaje deshmitarin e rreme.

berisha telefon

 

“Pasi e informuan te zhdukej, shpallen ne kerkim Klement Çalen dhe tani jane versulur ne arrestime te te afermve te Çales, njerez qe ne jeten e tyre nuk kane te rregjistruar ndonje shkelje ligji por me shpresen e pashuar se ndonjeri prej tyre do pranoj te luaj rolin e Fred Alizotit ne grabitjen shteterore te shekullit”- shkruan Berisha ne nje shenim ne faqen e tij ne Facebook.

Postimi i Berishës

Vazhdon me sukses ne Elbasan operacioni me emer te koduar “Fredi Alizoti”.

Miq, prej kater ditesh, per te maskuar grabitjen shteterore te shekullit ne Rinas, narkopolicia me urdher te Norieges dhe Gjeneral Kanabisit, badiguardi i Eskobarit ka nisur operacioni me emer te koduar ”Fredi Alizoti”.

Per kete qellim, pasi e informuan te zhdukej, shpallen ne kerkim Klement Çalen dhe tani jane versulur ne arrestime te te afermve te Çales, njerez qe ne jeten e tyre nuk kane te rregjistruar ndonje shkelje ligji por me shpresen e pashuar se ndonjeri prej tyre do pranoj te luaj rolin e Fred Alizotit ne grabitjen shteterore te shekullit.

Perveç kesaj, narkos me uniforme po kerkojne strofullen se ku do ti vendosin disa dhjetra mijra euro, njelloj si ne rastin e pare qe i futen ne frigorifer dhe tenxhere me presion per te faktuar se u gjeten dhe parate qe nuk u “dogjen” nga policia por u poqen.

Kesaj radhe po provojne lavatriçe, mikrovale, qypa balte, gjere dhe katryve uje.

Miq, le te ndjekim gjer ne perfundimin me sukses spektakolar operacionin “Fredi Alizoti”. sb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.