E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitja në Rinas/ Lleshaj krahason 11 shtatorin në SHBA  me  banden e hajdutëve në Rinas
Politikë

Grabitja në Rinas/ Lleshaj krahason 11 shtatorin në SHBA me banden e hajdutëve në Rinas

Ai i ka dhënë përgjigje edhe presidentit që ka kërkuar mbështetjen ligjore për këtë vendim, duke thënë se “FA kanë hyrë në detyrë si mbështetje në detyrë të policisë së shtetit, siguria fizike e aeroportit ishte atje ku nuk mund të pranohen më gardhi dhe porta u cenuan në harkun e disa sekondave, kemi dy rrugë; ose ta lëmë si është ose ta përforcojmë, dhe këto janë kapacitetet”.

lleshaj kuvend

Nga foltorja e Kuvendit, Lleshaj ka kujtuar se ajo që ndodhi ishte shumë e rëndë, por e ka përkufizuar si një incident, pasi ka thënë se “shtete shumë të fuqishme kanë rënë në gjunjë”, duke iu referuar edhe 11 shtatorit në SHBA.

Pjesë nga fjala e LLeshajt

Futja në rrugën e imagjinatës nuk na con asgjëkundi se gjëra të tilla mund ta ndodhin kudo, nuk është arsye për ta dramatizuar por ajo që ka ndodhur është jashtëzakonisht e rëndë, ne kemi marrë masat të forta për të zhbërë një histori turpi, që ka nisur para 20 vjetësh në transferimin e një aseti shumë të rëndësishëm  në duar të panjohura,

Është precedent i rëndë që kemi transferuar sovranitet në duar të një koncesionari privat. Do gjeni duar dhe emra të njohur që kanë kontribuuar në këtë situatë, u tha nga shumëkush që është cenuar sigurua kombëtare, nuk e pranojmë që ka rënë siguria e vendit se ka ndodhur kjo.

Qeveria ka marrë masa të shpejta të forta për të përjashtuar teorikisht cdo mundësi që ky aset i sigurisë së vendit të mund të cenohet.

Ata që thanë se është cenuar sigurua, na qenkan shqetësuar sot se pse FA janë angazhuar aty.

Aktorë e përgjegjës të kësaj situate shqetësohen për kushtetutshmërinë e ndërhyrjes, jo të nderuar zotërinj, po ju them qartësisht se FA e kanë në mision kushtetues sigurinë kombëtare të vendit dhe nëse ne konstatojmë se kjo është cenuar apo kërcënuar FA kanë detyrë kushtetuese të japin kontributin e tyre, ato kanë hyrë në detyrë si mbështetje në detyrë të policisë së shtetit, siguria fizike e aeroportit ishte atje ku nuk mund të pranohen më gardhi dhe porta u cenuan në harkun e disa sekonadave, kem dy rrugë, ose ta lëmë si është ose ta përforcojmë, dhe këto janë kapacitetet

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.