E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitja që përfundoi në tragjedi, vritet shqiptari nga shoku i ngushtë
Lajme

Grabitja që përfundoi në tragjedi, vritet shqiptari nga shoku i ngushtë

Një 22 vjeçar shqiptar ka përfunduar i vrarë me armë zjarri. Tragjedia ka ndodhur në Itali gjatë një grabitjeje.

Mediat italiane shkruajnë se viktima është Aurel Xhili.

Trupi i 22-vjeçarit shqiptar, i skeduar më parë nga policia, u gjet i pajetë në Teverola, provincë në Caserta, ditën e enjte.

Mbrëmjen e së mërkurës një 30-vjeçar italian mbeti i plagosur gjatë grabitjes në banesën ku jetonte.

Hetuesit zbuluan se dy ngjarjet kanë lidhje mes tyre dhe arrestuan 37-vjeçarin bullgar Ivanov Hristov Tsvectomir.

Sipas një ndërtimi paraprak të ngjarjes nga policia, viktima Aurel Xhili ishte i autori i grabitjes së banesës së një çifti të ri bashkë me bullgarin. Të dy shkuan në banesën e veçuar nga të tjerat në Teverola.

Gjatë grabitjes, i zoti i banesës reagoi në një moment duke kundërshtuar autorët, gjest që solli edhe kundër-reagimin e bullgarit që nisi të qëllonte me armë zjarri. Pronari i banesës u plagos në këmbën e djathtë, ndërsa bashkëpunëtori shqiptar u vra. Dyshohet se vrasja e Xhilit nga Tsvectomir ka qenë aksidentale.

Dëshmia e personit të plagosurit ka ndihmuar hetuesit. Përveç bullgarit në pranga është vënë edhe 28-vjeçari italian Clemente Cipresso i akuzuar si personi që bënte roje teksa grabitej banesa.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.