E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitja si nëpër filma në Rinas, jehonë në shtypin e huaj
Lajme

Grabitja si nëpër filma në Rinas, jehonë në shtypin e huaj

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza, ku njerëz të armatosur e të maskuar grabitën rreth 2 milion euro, ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja.

 

 

reuter

Ngjarja ka marrë edhe vëmendjen e prestigjiozes “Reuter”, të cilët kanë përshkruar ndodhinë e ngjarjes, ndërsa shkruajnë se një nga personat e përfshirë në grabitje u vra nga policia gjatë një shkëmbi zjarri me policinë.

ilfattoquotodiano

Media italiane “IlFattoQuotidiano”, shkruan se një grup i armatosur grabitësish  vodhën 10 milion euro në aeroportin “Nënë Tereza”. Referuar lajmeve të mediave shqiptare shkruan se grabitësit mbërritën në aeroport me një makinë të rreme police, e më pas i janë afruar avionit me 160 pasagjerë i cili do të fluturonte për në Vienë.

avionews

Një tjetër portal italian, “avionnews”e ka cilësuar grabitjen spektakolare, ndërsa shkruan se një grup personash hynë në parkingun e aeroportit duke iu afruar më pas avionit ku dhe arritën të merrnin 10 milion euro, para të cilat vijon portali, duhej të dërgoheshin jashtë vendit.

nova

“Shqipëri, vidhen 10 milion euro në Tiranë, vritet një nga kriminelët”, shkruan agjencia NOVA.

corriere

Ndërsa “Corriere.it” shkruan se bilanci i ngjarjes së sotme të ndodhur në Tiranë, është një i vdekur dhe 10 milion euro të zhdukur, në një vjedhje të rëndë të ndodhur në një avion plot me pasagjerë”, i cili pritej të fluturonte drejt Vienës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.