Grabitje e dështuar dhe dy të plagosur në Fier, njëri nga autorët nga Vlora
Policia ka zbardhur detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Fier, ku në një grabitje të dështuar kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve pronari i një dyqani përballë gjimnazit ‘Janaq Kilica’.
Burime nga policia thanë se është vënë në pranga njëri nga autorët që është një i ri nga Vlora.
Autori i kapur është me inicialet D. S., rreth 32 vjeç nga Vlora, bën të ditur burimet policore.
Dy të plagosurit ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



