E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gramsh/ Arrestohet shoferi i minibusit  që u rrokullis me një vdekur dhe 7 të plagosur
Publik News

Gramsh/ Arrestohet shoferi i minibusit që u rrokullis me një vdekur dhe 7 të plagosur

Urdhri i ndalimit i është komunikuar në spital ku po merr trajtim.

Kujtojmë që si pasojë e aksidentit humbi jetën 30-vjeçari Ledian Lami si dhe u plagosën 9 pasagjerë të tjerë.

Aksidenti në Gramsh/ 7 pasagjerë ishin mbi kapacitetin e lejuar, të ulur në stola druri. Një i plagosur u nis te Trauma me helikopter

Numri i pasagjerëve mbi kapacitetin e lejuar dyshohet të ketë qenë shkaku i aksidentit të rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Gramsh.

Burime nga grupi hetimor ka konfirmuar se kanë qenë të paktën 7 pasasgjerë mbi kapacitetet, që qëndronin ulur midis dy sediljeve të minibusit me stola prej druri.

Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën. Tre nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy u transportuan me autoambulancë ndërsa i treti me helikopter.

Në mes të plagosurve është edhe një fëmijë 6 vjeç i cili po trajtohet në spitalin e Gramshit.

Siç mund të shihet nga videot xhamat e minibusit janë thyer ndërsa mjeti ka marrë dëmtime të shumta në strukturë. Po ashtu në tokë dallohen veshjet dhe ushqimet, apo sendet e tjera personale që pasagjerët kanë pasur me vete.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.