E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gramsh/ FOTO/ Zbulohen serat ku kultivohej drogë, në pranga tre persona
Lajme

Gramsh/ FOTO/ Zbulohen serat ku kultivohej drogë, në pranga tre persona

Një veprimtari kriminale e kultivimit të lëndëve narkotike në faza fillestare është goditur nga policia në Gramsh. Në njoftimin zyrtar thuhet se në kuadër të operacionit të koduar “Katerlisi” u zbuluan tre sera ku kultivohej lënda narkotike.

kubik droge

Policia thotë se aktiviteti zhvillohej në pyllin e fshatit Katerlis, në të cilat autorët kishin kultivuar 792 fidanë narkotikë. Në pranga  u vunë  pranga 3 persona, 2 prej tyre u kapën në flagrancë në njërën nga serat.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Gjithashtu, procedohen në gjendje të lirë, për shpërdorim të detyrës, kryeplaku i fshatit Katerlis dhe inxhinieri i mjedisit.

sera me droge

Njoftimi i policisë:

Në zbatim të planit të posaçëm operacional policor që ka si objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kutivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh, bazuar në informacionet e siguruara se në territorin e fshatit Katerlis, njësia administrative Tunje, Gramsh, në një zonë të pyllëzuar, ishin kultivuar fidanë narkotikë, referuan materialet në Prokurori, e cila regjistroi procedimin penal.

Në kuadër të këtij procedimi, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë, është zhvilluar operacioni policor i koduar “Katerlisi”.

Gjatë operacionit, në fshatin Katerlis, njësia administrative Tunje, Gramsh, në masivin pyjor, u zbuluan 3 ambiente të përshtatura si sera, në të cilat u gjetën të kultivuar 792 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Gjithashtu, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve:

-S. B., 28 vjeç, banues në Dimal, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

-V. M., 56 vjeç, banues në Dimal për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim;

-L. G., 30 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Shtetasit S. B. dhe V. M. janë kapur në flagrancë në njërën nga serat, ndërsa shtetasi L. G. është kapur në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kuçovë.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasve G. G., 43 vjeç dhe I. Z., 47 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Me tej, në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Xh. M., 32 vjeç, me detyrë inxhinier mjedisi dhe S. Ll., 61 vjeç, kryeplaku i fshatit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.