E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gramsh/U hodh nga dritarja e spitalit ku ishte shtruar, policia jep detaje për 65-vjeçarin: Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të…
Flash

Gramsh/U hodh nga dritarja e spitalit ku ishte shtruar, policia jep detaje për 65-vjeçarin: Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të…

Policia e Elbasanit ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e rëndë që ndodhi këtë të enjte në mëngjes në spitalin e Gramshit, ku shtetasi H. Ll., 65 vjeç, është hedhur nga dritarja e dhomës ku ishte shtruar.

Blutë bëjnë me dije se 65-vjeçari trajtohej në këtë spital, për Astmë dhe Hipertension.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur “për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike”. 65-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr asistencë mjekësore.

Gramsh/Informacion paraprak

Rreth orës 07:20, dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga dritarja e spitalit të Gramshit, shtetasi H. Ll., 65 vjeç, i cili trajtohej në këtë spital, për disa diagnoza mjekësore (Astmë dhe Hipertension).

Për shkak të demtimeve të marra, 65-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr asistencë mjekësore.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.