E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqi, rëndohet bilenci i viktimave nga përplasja e trenave
Bota

Greqi, rëndohet bilenci i viktimave nga përplasja e trenave

Një tragjedi ka ndodhur në Larisa të Greqisë ku janë përplasur së dy trena. Numri i viktimave ka shkuar në 40 dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Mes të plagosurve u raportuan edhe fëmijë të moshave 6-7 vjeç. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat greke, aksidenti hekurudhor ka ndodhur në hyrje të luginës së Tempes, ku dy trenat janë përplasur me njëri-tjetrin. Mësohet se përplasja ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.

Dhjetëra oficerë policie dhe 40 zjarrfikës morën pjesë në operacionet e shpëtimit. Rreth tridhjetë autoambulanca ishin gjithashtu në vend. Dy spitale në zonën e Larisës u hapër për të akomoduar të plagosurit, 25 prej të cilëve thuhet se janë në gjendje të rëndë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.