E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Greqi/U vra  në rrethana misterioze 20-vjeçari shqiptar , arrestohen pesë persona
Lajme

Greqi/U vra në rrethana misterioze 20-vjeçari shqiptar , arrestohen pesë persona

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, pasi ka informacione se para ngjarjes, i riu i cili punonte roje plazhi, ka pasur një debat të ashpër me dy 24-vjeçarët.

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana të paqarta më Kretë.

Orgito Lloci u dërgua në spital sepse nuk u ndje mirë pas një debati me pesë persona.

Policia ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, pasi ka informacione se para ngjarjes, i riu i cili punonte roje plazhi, ka pasur një debat të ashpër me dy 24-vjeçarët.

Burime policore, duke folur për protothema.gr, thanë se, në vendin e përleshjes ishin të pranishëm dy grekë dhe tre persona nga Gjeorgjia, Bullgaria dhe Rumania, por ende nuk është sqaruar se cili ishte roli i tyre i saktë në atë që ndodhi. Sipas informacioneve dyshohet se e kanë goditur me grusht në kokë.

Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndier mirë. Menjëherë është thirrur ndihma e parë që transportoi 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë.

“Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Hetimi është në vazhdim për të përcaktuar se çfarë kanë bërë në një farë mënyre secili nga pesë personat që dyshohet se janë përfshirë në incident”, thotë policia.

Pesë personat që dyshohet se u përfshinë në debat me të riun shqiptar, janë arrestuar, pasi sipas të rezultateve të autopsisë nuk përjashtohet mundësia që të akuzohen edhe për vrasje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.