Greqia mbyll shkollat, qendrat sportive dhe kinematë në disa qytete të mëdha
Shkollat, kopështet, kinematë dhe qendrat sportive janë mbyllur për 48 orë në disa qytete greke pas konfirmimit të 9 personave me koronavirus.
Autoritetet e shtetit fqinj kanë urdhëruar mbylljen për dy ditë të institucioneve publike në Patra, Zakynthos dhe Ilia.
Bashkia e Patrës njofton se vendimi është marrë pas deklaratës nga Ministria e Shëndetësisë për shpërthimin e virusit COVID-19 në këtë zonë. Të 9-ë rastet me koronavirus në Greqi janë shënuar në Parta.
Gjatë dy ditëve në këto qytete do të qëndrojnë mbyllur edhe institucionet publike private.
Kryebashkiaku i Patras këshillon qytetarët të shmangin zonat e populluara dhe të kujdesen për higjenën në mënyrë që të kufizojnë sa më tepër përhapjen e koronavirusit, raporton newsbomb.al.
Rasti i fundit me koronavirus në Greqi ishte një 66-vjeçar nga Patra që kishte udhëtuar jashtë shtetit. Autoritetet greke po testojnë edhe personat e tjerë që kanë udhëtuar me të si dhe të afërmit me të cilët ka patur kontakt.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



