Grida Duma e paditi për shpifje, GJKKO shpall të pafajshëm Erion Veliajn
TIRANË– Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj është shpallur i pafajshëm nga GJKKO, pas padisë së bërë nga Grida Duma për shpifje. Gjykata e Posaçme i ka dhënë pafajësinë kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për akuzën e shpifjes.
Padia u bë në datë 24 mars nga ana e Grida Dumës për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliajn. Veliaj e kishte quajtur Dumën “trafikante apartamentesh”, dhe kjo është arsyeja përse çështja shkoi në gjykatë, pasi deputetja i ka konsideruar akuzat e tij si shpifje të pabazuara dhe që nuk mund të argumentohen apo faktohen. Duma bëri të ditur në atë periudhë se padia është bërë për shpifjet që Veliaj ka thënë ndaj saj e se dëmi do të shkojë deri në 3 milionë lekë të reja.
Por çfarë tha Veliaj për Dumën?
“Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh. Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete. E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes. I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të radhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia”, -tha Veliaj për Grida Dumën më 23 janar 2021, akuzë që e ka përsëritur disa herë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



