E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida Duma për sulmet kibernetike: Sot vërtetohet ajo që kemi thënë se këtu shëtisin me makina të shtrenjta dhe të armatosur kriminelët
Publik News

Grida Duma për sulmet kibernetike: Sot vërtetohet ajo që kemi thënë se këtu shëtisin me makina të shtrenjta dhe të armatosur kriminelët

Deputetja Grida Duma e ftuar në emisionin “FrontLine “ në News24 ka folur në lidhje me sulmet kibernetike, shënjestër e të cilave ka qenë Shqipëria.

Ajo u shpreh se kryeministri Rama nuk është kurrë atëherë kur duhet të japë përgjigje mbi problemet që ndodhin.

Duma shtoi se qeveria ka pretenduar se nuk ka pasur dijeni për sulmet, dhe se një deklaratë nga Microsoft bën me dije se që në maj ka ardhur një paralajmërim i tillë.

“Momentin që dolën të dhënat, erdhi pas një situatë me rrogat targat patronazhistët. Je keq bëhesh më keq nuk ndjen më mpihesh. Shteti ka rënë. Pa asnjë diskutim. Miliona të shpenzuara për sigurinë kibernetike, cili është sot fakti që vijon i bën bisht përgjegjësisë Rama? Diku është në Beograd, diku në SHBA diku me Vuçiçin, çështja është që sa herë ka probleme ikën. Duhet të japë llogari për rënien e shtetit dhe faktin që ishte një fakt i paralajmëruar. Nga Microsofti është thënë që e dinin që në maj.
Kanë dalë e kanë thënë mos i publikoni mediave, këto janë masat e tyre.

Unë mendoj që kjo është një çështje sensibël dhe media duhet ë ndërgjegjësohet se nga publikimi mund ti bëhet dëm Shqipërisë, por u dënua dikush për patronazhistët, u hetuan krimet zgjedhore na kartat e identitetit? Ku janë veprimet e hetimet? Ka përgjegjës sot për dobësimin e sigurisë kibernetike? Rrjetet sociale janë sot edhe më virale se mediat. Janë farsa e të pamundura të tilla masa. Dënimi më i madh është që bëhen publike të dhënat.
Nuk ka gjë më të rëndësishme në këtë botë se privatësia. Është alla komuniste nuk ka linçim më të madh se ti zhveshësh identitetin dikujt.

Emailet zyrtare, nëse janë të vërteta do të hapet një tjetër skandal.

Fatkeqësisht i shkon folkut shqiptar që thotë e vërteta vonon po nuk harron. Sot vërtetohet se këtu shëtisin me kallashnikov e makina të shtrenjta të armatosur kriminelët. Këtu vetëm shteti nuk di gjë. Ndërsa del se informacione paska pasur. Shteti bën sikur nuk ka ditur por mesa duket i ka ditur, masa nuk janë marrë, kjo është një rënie e shtetit në të gjitha mënyrat”, ka deklaruar ajo./bw

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.