Grida Duma: Protestën e opozitës do ta kishte zili çdo vend perëndimor
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma u shpreh se protestën e së shtunës së kaluar, do ta kishte zili çdo vend perëndimor.
E ftuar në “Ora”, Duma u shpreh se se kryeministri Edi Rama ka një qeverisje prej kapaku pusetash.
Grida Duma: Protesta ishte më shumë e kuruar nga pikëpamja e imazhit. Më pëlqeu sepse i jep një vlerë të veçantë çështjes së komunikimit. Protestën e së shtunës do ta kishte zili çdo vend perëndimor, sa i përket mesazhit dhe imazhit.
Ishte edhe pjesë e një vazhdimësie pas një reagimi të palës gjermane, deputetëve gjermanë. Është një vijimësi.
Nga deklarata e gjermanëve vlerësuam konstuktivizmin. Reagimet e tyre për protesta paqësore bënë që të shkonim në të protestë që ishte ndër më paqësoret. Pas kësaj deputetët gjermanë njohën legjitimitetin e kauzës së opozitës.
-Mos u ankoni që Rama ju ka vjedhur anën sipërfaqësore.
Grida Duma: Ka vjedhur ideologjinë, sepse nuk ka qeverisur si i djathtë. Rama ka qeverisur duke vjedhur kapakun e sipërm dhe unë e kam përsëritur që Rama ka një qeverisje prej kapaku pusetash.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



