E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida Duma vijon polimikat me Bashën
Politikë

Grida Duma vijon polimikat me Bashën

Deputetja e PD, Grida Duma, sulmoi  Lulzim Bashën përmes një statusi në Facebook se kishte “lëshuar” bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 6 marsit, ku kandidati i tij doli i treti, si dhe nuk denoncoi aferën e Portit të Durrësit gjatë fushatës. Ajo shkruante se “Basha prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyme nga frëngjijtë e betejave ‘të pahumbura'”. Teksa tregoi edhe ‘sekretet’ e fushatës, Grida Duma thekson se Bashës i është kërkuar për tre javë të shkojë në qytetit bregdetar dhe të denoncojë aferën e Portit të Durrësit, por ai ka refuzuar. Por për çudi, rreth një orë më pas, deputetja fshin postimin në Facebook.

Statusi i plotë i Grida Dumës
Lulzim Bashës që prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyme nga frëngjijtë e betejave “të pahumbura” po i bëj të  qartë  vetëm një pjesë të gjësë.

Lulzim, kepërdorimi që i bën zyrës së shtypit të PD-së ku jam nenkryetare Partie dhe keqperdorimi që po i bën institucioneve të partise duke futur njerëz si ishkandidati i i “Librës” që e emërove në Durrës pa më pyetur mua si Drejtuese Politike apo dhe përfaqësuesit e kompanisë së PR-it që i nise për t’i shërbyer vetëm vetes tende dhe jo kandidatit, janë vetëm një pjesëz e keqperdorimit të Partisë Demokratike.

T’i kam shkruar këto gjatë fushatës me dyshimin e plotë që me këto veprime gara ishte e “lëshuar”. Meqë ra fjala dhe ky kandidati i Librës qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për tre jave me rradhë të vije ne Durres dhe të denoncoje aferen e Portit të Durrësit- e refuzove në mënyrë kategorike! 
Po keqpërdor prapë sot rëndë atë që ke marrë nga demokratët me pa të drejtë. Siç po mashtron me kandidatin e Rrogozhines duke i vene sikur ka thene gënjeshtrat që ti prodhon ty ankthi. 

Lulzim, nuk është mburrje, po të isha si ti do ta kisha thënë me të madhe qē zona ku jam deputete është e vetmja ku Partia Demokratike doli forcë e dytë. Por nuk e them dot as këtë si vlerë se me dhimbsen demokratet, që kudo ku shkoja me thoshin “aman ç’ju lidh me atë”! Lulzim pas hirit të betejave të pahumbura nuk lulzojnë dot as shkurret e fitimeve me sakrificat e njerezve

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.