E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grida pas videoskandalit shfaqet në ekran: Basha ka gati kandidatin, që do të trondisë Veliajn
Publik News

Grida pas videoskandalit shfaqet në ekran: Basha ka gati kandidatin, që do të trondisë Veliajn

Deputetja demokrate Grida Duma ka hedhur pas krahëve videoskandalin me mesazhet erotike. Ajo është shfaqur sot në emisionin “45 minuta” në Report Tv.  Grida ka treguar se PD ka nisur përgatitjet për zgjedhjet vendore të 2019-ës. Sipas saj, kryetari i PD, Lulzim Basha po vijon konsultimet me qytetarët, grupet e interesit dhe forumet brenda PD, se kë do kandidojë për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Janë menduar edhe kandidatët përbashkitë e tjera në rrethe”, u shpreh Duma.

E pyetur nëse Erjon Veliaj duhet të frikësohet nga kandidati i opozitës, Grida Duma dha këtë përgjigje:
“Apriori çdo kandidat tronditet. Çdo kandidat i cili nuk e merr garën si një garë për të fituar nga pozita e të humburit, atëherë është një naiv politik. Padyshim që është i tronditur. Se kur do jetë momenti këtë e vendos kryetari i PD.

Sa i takon bashkëpunimit me LSI, Grida Duma thotë se kjo forcë politike duhet të provojë
qartë që është në opozitë.

“S’është definuar si koalicion qeverisës. LSI duhet të provojë qartë që është në opozitë sepse ka shumë pak që është larguar nga pushteti. Opozita është PD dhe që ka vuajtur dhe është duke provuar opozitarizmin e gjatë. Është partia e madhe ajo që mban përgjegjësitë, jo partitë e vogla”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.