E hënë, 26 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grimieri zbulon “sekretin” e bukurisë së Zegjinesë që “tërboi” rrjetin
Lajme

Grimieri zbulon “sekretin” e bukurisë së Zegjinesë që “tërboi” rrjetin

“Nuk ka ndërhyrje estetike, ia tërhoqëm sytë me llastik”

Ndryshimi në pamjen e deputetes së Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi, u komentua gjerësisht gjatë seancës së parë të këtij sesioni parlamentar, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Për transformimin e saj në pamje ka folur parukieri dhe make-up artisti Olti Shulla, i cili ka qenë personi që është kujdesur për grimin dhe flokët e deputetes.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, Shulla hodhi poshtë zërat se ndryshimi në fytyrën e Çaushit kishte ardhur si pasojë e ndërhyrjeve estetike.

Sipas tij, efekti i ri është krijuar përmes teknikave të make-up-it dhe stilimit të flokëve, pa ndërhyrje kirurgjikale apo estetike.

“Nuk ka asgjë”, Shulla tregon si u realizua ndryshimi

Make-up artisti shpjegoi se një pjesë e rëndësishme e punës është përqendruar te mënyra e aplikimit të grimit, veçanërisht te zona e syve.

Përmes teknikave të përdorura, synimi ka qenë që sytë të duken më të tërhequr dhe me një formë më këndore, duke krijuar kështu një ndryshim të dukshëm në pamjen e përgjithshme.

“U fol shumë për plastikë, ndërhyrje, gjëra të tilla, por nuk ka asgjë”, deklaroi Shulla.

Sipas tij, efekti që ka tërhequr vëmendjen është rezultat i grimit dhe jo i ndonjë procedure estetike.

Balayage dhe onde për një pamje më elegante

Ndryshimi nuk është fokusuar vetëm te grimi.

Për flokët, Shulla tregoi se është përdorur teknika balayage, e kombinuar me nuanca karameli dhe tone të ngrohta.

Flokët janë stiluar me onde, duke synuar një pamje më elegante dhe të përshtatur me profilin publik të deputetes.

“Gjithmonë jemi munduar që ta nxjerrim sa më zonjë në pamje dhe gjithmonë brenda profesionit të saj”, u shpreh parukieri.

Olti Shulla: Nuk kam parë ndërhyrje në fytyrën e saj

Duke iu referuar drejtpërdrejt diskutimeve për një ndërhyrje të mundshme estetike, Shulla tha se nga eksperienca e tij me grimin e deputetes nuk ka konstatuar shenja që të tregojnë për procedura të tilla.

“Nëse do të kishte ndërhyrje, do të kishte ndryshuar shumë. Me aq sa e kam trukuar, nuk kam parë ndërhyrje në fytyrën e saj”, deklaroi ai.

Kështu, sipas make-up artistit, ndryshimi i vënë re te Zegjine Çaushi është rezultat i kombinimit të make-up-it, teknikave të konturimit të syve dhe stilimit të flokëve, ndërsa pretendimet për ndërhyrje estetike janë mohuar prej tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.