Në këto kohë pandemie që po jeton e gjithë bota, kanë dalë në pah shumë histori njerëzore, tepër prekëse.
I tillë është edhe rasti i Dinora Idrizit, një grua që pas apelit të medias në Vlorë, ka bërë gjestin human.
Ajo ka dhuruar për spitalin e qytetit bregdetar, disa pajisje respirimi me vlerë 13 mijë euro. Dinora i kishte blerë këto pajisje më parë për djalin e saj, por ai fatkeqësisht humbi jetën.
Lajmin e mirë për aktin e Dinora Idrizit, e ka bërë me dije në facebook Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, dega Vlorë.



