E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gruaja denoncon burrin për dhunë, dëshmia zbulon ngjarjen e rëndë: Kur vajza ishte e vogël ai…
Publik News

Gruaja denoncon burrin për dhunë, dëshmia zbulon ngjarjen e rëndë: Kur vajza ishte e vogël ai…

Mediat italiane bëjnë me dije se gruaja pas një ferri të gjatë të përjetuar gjeti guximin të ndahej nga bashkëshorti 57-vjecar, shqiptar, aktualisht i papunë.

Ajo ka ngritur padi ndaj tij dhe në përfundim të hetimeve, ndaj tij është ngritur akuza e abuzimit dhe dhunës seksuale në familje.

Sipas hetimeve, burri “kryente sjellje të përsëritura ngacmuese, të dhunshme dhe agresive ndaj gruas së tij, fyerje, kërcënime, ngacmime, sulme verbale, duke i shkaktuar asaj vuajtje fizike dhe morale”.

Këto sjellje të dhunshme kanë qenë më të shpeshta kohët e fundit, në veçanti pas kërkesës për ndarje nga ana e gruas.

Gjatë rindërtimit të fakteve doli ne pah edhe nje fakt skandaloz. Gruaja denoncoi edhe episodet e ngacmimit seksual të kryera nga burri i saj kundër vajzës në moshe te mitur.

Por ajo ka thene se kishte shume frike te denonconte me pare, pasi i trembej hakmarrjes nga bashkëshorti i saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.