E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gruaja e divorcuar u vra me kallash në sytë e vajzës, ja çfarë bëri pas ngjarjes babai i 40-vjeçares
Lajme

Gruaja e divorcuar u vra me kallash në sytë e vajzës, ja çfarë bëri pas ngjarjes babai i 40-vjeçares

Një ngjarje e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme në fshatin Nënshat të Bashkisë së Vau Dejës. Shtetasja Gjuliana Topalli, 40 vjeçe, mbeti e vrarë nga ish-bashkëjetuesi i saj, shtetasi Niko Hila, rreth 50 vjeç. Policia e Shkodrës bën të ditur se ngjarja në Nënshat të Vau Dejësit ndodhi rreth orës 16:44 të ditës së diel. Mësohet se Hila ka qëlluar me armën e zjarrit automatik kallashnikov ish-bashkëjetuesen.

Më pas, 50-vjeçari ka qëlluar veten e tij me plumb në gojë duke mbetur i plagosur rëndë. Pas këtij momenti, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore. Pasi ka marrë ndihmën e parë, autori i dyshuar është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Policia ka bërë ndalimin e autorit të dyshuar në kushte spitalore. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie duke nisur hetimet mbi këtë vrasje.

“Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëjetuesen e tij, shtetasen Gj. T., 40 vjeçe. Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes”, bëri me dije Policia.

DIVORCI

Sipas burimeve, çifti kishte disa kohë që ishte divorcuar, të paktën rreth një vit, dhe pasditen e djeshme pas një debati mes tyre ka përfunduar me ngjarjen tragjike ku 40-vjeçarja Gjuliana Topalli u qëllua për vdekje nga ish-bashkëshorti.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të banesës ku jetonte viktima. I pranishëm ka qenë edhe babai i 40-vjeçares Topalli dhe vajza e saj e mitur vetëm 4 vjeçe. Pasi autori i dyshuar ka qëlluar, babai i 40- vjeçares ka dalë, por nuk ka arritur që të bëjë diçka për të parandaluar ngjarjen e rëndë. Vajza ndërroi jetë në duart e tij, ndërsa një traumë ka pësuar edhe vajza e mitur e viktimës, e cila qëlloi në shtëpi.

Policia e Shkodrës tashmë është duke marrë në pyetje edhe dëshmitarë të ndryshëm që kanë qenë në vendngjarje, mes të cilëve edhe babain e 40-vjeçares, i cili e ka pasur të vështirë për të folur për shkak të gjendjes së rëndë psikike pas vrasjes së vajzës së tij, e cila ndërroi jetë në duart e tij dhe në praninë e mbesës. Po ashtu, po merren në pyetje edhe dëshmitarë të tjerë apo persona që mund të kenë pasur dijeni për konfliktin mes autorit të dyshuar Niko Hila dhe viktima Gjuliana Topalli.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.