E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gruaja  e Ilir Beqjes fshehu ose transferuar  pasuritë dhe miliardat
Lajme

Gruaja e Ilir Beqjes fshehu ose transferuar pasuritë dhe miliardat

Ilir Beqja tenton të mohojë pronësinë e restorantit “Gzona”

Ish-ministri Ilir Beqja ka tentuar të mohojë pronësinë e restorantit “Gzona”, duke pretenduar se gruaja e tij, Adriana Beqja, e ka marrë atë në pronësi së bashku me një mikun e saj vetëm për të menaxhuar klientët “VIP”. Ky është një marifet i ngjashëm me atë të përdorur nga Ilir Meta, i cili pretendon se nuk ka asnjë pasuri, ndërsa pasuritë dhe miliardat e Monika Kryemadhit janë të siguruara nga korrupsioni dhe vjedhjet e tij.

Faktet dëshmojnë se Adriana Beqja, bashkëshortja e Ilir Beqjes, është një “lavatriçe” e pasurive të tij, duke fshehur dhe pastruar miliardat e vjedhura. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), në firmën “Albanian Food And Hospitality Lab Sh.p.k”, që është restoranti “Gzona”, Adriana Beqja ka 55% të pronësisë, ndërsa 45% i përket Arti Malaj, një familjar i saj. Megjithatë, restoranti është de facto 100% në pronësi të Ilir Beqjes, me një investim prej 1.1 milionë Euro.

Hetimet e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zbuluar se Ilir Beqja zotëron fshehurazi fermën “Albania Ionian Coast Olive Oil” në Finiq të Sarandës, e cila përfshin 11 hektarë agrume, ullinj, vreshta, pemëtore, resort, bujtinë, fabrikë vaji, pijesh dhe lëngjesh. Kjo fermë është regjistruar në emrin e bashkëshortes së tij, Adriana Beqja, ku ajo ka 55% të pronësisë, ndërsa 45% janë fshehur në emër të Kristi Sinanit, menaxher në kompaninë “INTECH+Sh.p.k” dhe aktualisht specialist në Bashkinë e Tiranës.

Më 9 qershor 2023, vetëm 10 ditë pas arrestimeve për sterilizimin, Kristi Sinani dhuroi 45% të aksioneve nënës së tij, Renata Sinani, por Ilir Beqja ende zotëron 70% të fermës “Agro-Isaku-Finiq”. Edhe kjo pronë është fshehur pas Kristi Sinanit, ndërsa 30% e pronësisë është regjistruar në emër të familjarëve të tyre. Ortak me 5% është Llambro Zhupaj, pronari i firmës së ndërtimit “Gjozeza Sh.p.k”, që po ndërton hotelin me 6 kate të Ilir Beqjes pranë Portit të Peshkimit në Sarandë.

Ferma “Agro-Isaku Sh.p.k” është hapur më 9 janar 2019, dy javë para hapjes së restorantit “Gzona” te Kalaja e Tiranës, ndërsa pas 6 muajsh, më 13 qershor 2019, u hap ferma tjetër “Albania Ionian Coast Olive Oil-AICOO”. Të dyja fermat janë regjistruar në emër të gruas dhe familjarëve të tij.

Më 26 shkurt 2019, një muaj pas hapjes së restorantit “Gzona” dhe 10 ditë pas rinisjes së hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, Adriana Beqja i dhuroi 35% të aksioneve ortakes së saj familjare, Arti Malaj. Më 20 shkurt 2020, kur SPAK nisi hetimin ndaj Ilir Beqjes, Adriana Beqja i shiti 15% të aksioneve për 150 mijë lekë. Më 12 gusht 2021, restoranti “Gzona” me një investim prej 1.1 milionë Euro, iu shit për vetëm 1000 Euro firmës “Delta Pharma”, e cila është në pronësi të një miku të Ilir Beqjes.

Hetimet për pasuritë e Ilir Beqjes kanë zbuluar se ai zotëron 80% të aksioneve faktike në kompaninë “INTECH+Sh.p.k”, e cila ka marrë 30 milionë Euro tenderë nga qeveria. Përveç kësaj, i janë zbuluar 8 apartamente në Tiranë, një vilë në Lalz dhe një vilë në Dhërmi, të regjistruara në emër të vajzës së tij. I janë zbuluar gjithashtu 5 apartamente dhe 2 lokale te kullat në Lungomaren e Vlorës, të ndërtuara nga Kujtim Llapi nga Tepelena, ish-drejtor i Spitalit Psikiatrik të Vlorës dhe prej 5 vitesh Drejtor i Operatorit Shëndetësor për Rajonin Jugor, i cili i ka ndërtuar me kompaninë “Mak 2010 Sh.p.k”, ku është ortak me 34% me Marion Mitron, anëtar i bandës së Julian Sinanajt.

Këto janë pasuritë e zbuluara deri tani, por kur mjekët Edmond Gashi dhe Alketa Pere të Onkologjikut kanë nga 15 apartamente, lokale dhe biznese, merret me mend se sa pasuri mund të ketë Ilir Beqja, ish-ministri ikonë i korrupsionit, i cili ka dhënë 460 milionë Euro PPP dhe afro 2 miliardë Euro tenderë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.