E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gruaja që po priste rezultatin e Koronavirusit, arratiset nga spitali!
Publik News

Gruaja që po priste rezultatin e Koronavirusit, arratiset nga spitali!

Karl Schupfer, një oficer shtypi për qytetin Salzburg, tha se pacientja 31-vjeçare u largua nga Klinika Universitare e Salzburgut rreth orës 3 të mëngjesit me kohën lokale të mërkurën.

Kërkimet nisën menjëherë dhe gruaja u gjet nga policia në shtëpinë e saj pranë qytetit rreth orës 10 të mëngjesit.

Gruaja e paidentifikuar kishte qenë në spital që nga e marta, tha Schupfer, duke shtuar se motivi i saj për t’u arratisur ishte i paqartë.

Tani ajo është përsëri në një spital të Salzburgut nën vëzhgimin e policisë dhe po merret në pyetje. Rezultatet e saj priten të dalin më vonë gjatë kësaj dite.

Autoritetet po përpiqen të zbulojnë se me cilët persona mund të ketë pasur kontakte pacientja gjatë arratisjes së saj.

Aktualisht nuk ka raste të konfirmuara të Koronavirusit në Austri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.