E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grupi hetimor dyshon se Armand Mici u vra. Zbardhen dëshmitë: Më la makina në Krrabë
Lajme

Grupi hetimor dyshon se Armand Mici u vra. Zbardhen dëshmitë: Më la makina në Krrabë

Sipas hetimeve dyshohet se 32-vjeçarit mund t’i jetë kërkuar nga persona të tjerë që të çojë 13 litra benzinë në Krrabë, çka vërtetohet dhe nga kamerat e sigurisë në karburantin ku ai është paraqitur për të marrë lëndën djegëse.

I marre në pyetje nga grupi hetimore punonjësi i karburantit që i ka shitur sasinë prej 13 litrash benzinë ka pohuar në deklarimet se 32 vjeçari nuk kishte bërë asnjë veprim dyshues gjatë komunikimit të shkurtër që ka pasur. Mes të tjerash punonjësi i karburantit thotë se e ka pyetur viktimën pse i duhej një sasi kaq e madhe me benzinë në bidon, ndërsa 32 vjeçari i është përgjigjur se e kishte lënë makina në Krrabë, pra në vendin ku u gjet pa jetë.

Ndërkohë në kamerat e karburantit, viktima shfaqet me makinën në pronësi të tij dhe për të cilën i tha punonjësit të karburantit se e kishte lënë në mes të rrugës në Krrabë në aksin e vjetër Elbasan-Tiranë.

Kujtojmë se fillimisht u raportua nga policia se djegia e 32-vjeçarit ishte një vetëvrasje në kushtet e depresionit, nisur dhe nga fakti se personi kishte shkuar vetë të blente lëndën djegëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.