E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grupi i PD mbërrin në Kuvend, Berisha: Të shkrihet Parlamenti!
Lajme

Grupi i PD mbërrin në Kuvend, Berisha: Të shkrihet Parlamenti!

Ndërsa tensionet vijojnë të mbeten të larta para Kuvendit, skena politike është zhvendosur paralelisht edhe brenda ambienteve të institucionit. Protestuesit vazhdojnë grumbullimin dhe përplasjet me Policinë e Shtetit, ndërkohë që deputetët kanë nisur hyrjen në seancën e fundit plenare të këtij sesioni.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i shoqëruar nga deputetët e tjerë të PD-së, ka hyrë në Kuvend përmes një korridori të siguruar me gardh metalik. Para se të hynte në seancë, ai dha një deklaratë për mediat, ku kërkoi hapur shpërndarjen e parlamentit, duke e cilësuar si të vetmin akt të përgjegjshëm në situatën aktuale.

“I vetmi akt i përgjegjshëm është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen dhe t’u hapë rrugë zgjidhjeve që kërkojnë qytetarët dhe rinia shqiptare. Çdo veprim tjetër është i pavlerë. Ndaj kërkojmë sot vetëshpalljen dhe shkrirjen e këtij parlamenti. Ky është vendimi i vetëm i drejtë që mund të merret”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë, situata jashtë Kuvendit vijon të jetë e tensionuar. Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë nuk kanë pushuar, ndërsa janë raportuar edhe incidente të reja.

Një protestues është lënduar në kokë pasi është goditur me gur gjatë përplasjeve dhe, me ndihmën e personave të tjerë në protestë, është transportuar me urgjencë drejt ambulancës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në të njëjtën kohë, në terren vijojnë të jenë të pranishme forcat e shumta policore dhe ekipet e emergjencës, ndërsa situata mbetet e paqëndrueshme dhe me rrezik për përshkallëzim të mëtejshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.