Guvernatori Cuomo jep lajmin e bujshëm: Mund të jenë infektuar më shumë se 1.6 milionë njujorkezë
Rezultatet e para nga testet e antitrupave koronavirus në Nju Jork, zbuluan se 21% nga 1300 banorë kanë rezultuar pozitivë me covid-19.
Guvernatori Andrew Cuomo i publikoi gjetjet në një konferencë të përditshme për shtyp, ditën e sotme.
Përqindja e rezultateve pozitive të testimeve në qytet nënkupton se afërsisht 1.6 nga 8.4 milionë njerëz, në pesë bashki tashmë janë infektuar me virus. Z. Cuomo theksoi se rezultatet ishin paraprake, por të dhënat do të përmirësohen me kalimin e kohës pasi të bëhen më shumë testime.
Testimi për antitrupa u krye gjatë dy ditëve në 19 qarqe dhe 40 lokalitete, në dyqanet ushqimore dhe shitësit e tjerë të mëdhenj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



