Ha Muço, pi Muço, vidh Muço!

Nga Ylli Dylgjeri

Administrata: ha Muço, pi Muço, vidh Muço!

Edhe në Ministrinë e Brëndshme, me emrimin e Drejtorit të IT, Sistemi u bë: 
ha Muço, pi Muço, vidh Muço!

Muço i rradhës u arrestua dje.

Por Ervin Muça kishte mbrojtje politike, u emërua nga Taulant Balla.

Në Bashkite gjëndja po ashtu. Kryetarët mbajnë rradhë për në SPAK dhe në fund në qelitë e burgut.
Ja në dorën e kujt jemi o popull! Vota juaj u vodh dhe u kthye në 5D.

Administrata publike është bërë një kënetë ku mbizotrojnë drejtorët e shefat Muço, që drejtohen po nga

Ministra Muço e lapangjozë rruge.

Në krye qëndron një Kryeministër që sdi gjë, që nuk sheh gjë, s’mban përgjëgjësi, por vetëm firmos mbi kënetën që kutërbon krim dhe mafie.

Arrestohet një Ervin Muço, drejton vendin po një Edvin Muço, vazhdon e reziston një Erjon Muço!

Sot, për herë te parë në historikun e administratës zyrat e Ministrive janë bosh, nuk shkon kush në punë, nuk kërkon kush llogari për përgjegjësinë e nëpunësit civil. 
Llogari kërkohet vetëm për klikimet në FB. Të tjerat janë bjeri ti biem. Largimet nga puna e arrestimet janë të zakonshme. Gjygjet kanë stopuar. Apeli është në krizën e mbingarkesës. Gjykata e Lartë bën fërgesë…

Drejtësia e re është vetëm një farsë. Kryeministri vazhdon e fluturon nga avioni në avion.
….Ka një shqetësim të madh te unë dhe shumë intelektualë të tjerë: Çfarë do bëhet në Shqipëri, çfarë do bëhet me popullin, çfarë do bëhet me të ardhmen e fëmijëve?
Asnjë përgjigje. Muçot po gëlojnë.

Publikuar nga Publik Media