E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Habit Balluku, e quan rurale rrugën ‘e artë’ Qukës-Qafë Plloçë
Lajme

Habit Balluku, e quan rurale rrugën ‘e artë’ Qukës-Qafë Plloçë

Reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në disa akse rrugore në vend, duke i bërë disa prej tyre të vështira ose të pakalueshme për qarkullim. Një nga rastet më problematike është aksi Qukës–Qafë Plloçë, i inauguruar vetëm pak muaj më parë.

Ky segment rrugor, që ka kushtuar rreth 260 milionë euro, ka pësuar dëmtime të përsëritura brenda një periudhe shumë të shkurtër. Rasti më i fundit u shënua dy ditë më parë, kur rrëshqitja e dherave dhe gurëve bllokoi plotësisht qarkullimin. Si pasojë, një automjet që po kalonte në atë moment u përfshi nga masivi i rënë, duke u zënë poshtë nga dherat.

Megjithatë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka deklaruar se akset kombëtare janë funksionale. Sipas saj, problematikat kryesore janë evidentuar në disa akse rurale, të cilat mirëmbahen nga bashkitë. Ajo shtoi se Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kontraktorët kanë qenë të angazhuar për të ndihmuar pushtetin vendor në menaxhimin e situatës.

Në lidhje me rrugën Gjirokastër–Tepelenë, ku janë regjistruar rënie inertesh në zonën e Shkallës së Zezë, Balluku u shpreh se bëhet fjalë për një aks të ndërtuar vite më parë dhe jo për një investim të ri.

“Akset rrugore kombëtare janë funksionale. Kemi pasur problematika në disa rrugë rurale që janë në administrim të bashkive, por ka pasur ndërhyrje dhe mbështetje edhe nga ARRSH dhe kontraktorët. Rënie inertesh ka pasur edhe në akse të konsoliduara prej vitesh, si rruga Gjirokastër–Tepelenë”, u shpreh ministrja gjatë mbledhjes së Komitetit të Emergjencave.

Sipas Ballukut, situata është bërë më sfiduese për shkak të zjarreve të shumta gjatë verës, të cilat kanë shkaktuar mungesë të bimësisë në zonat jugore të vendit, duke rritur rrezikun për rrëshqitje dherash. Megjithatë, ajo theksoi se i gjithë territori mbetet i aksesueshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.