Habit Kryemadhi: Yuri Kim më kishte inat prej preferencave seksuale
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka bërë një deklaratë të fortë ku ka folur për marrëdhënien e saj të tensionuar me ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.
Kryemadhi tha se konflikti me ish-diplomaten amerikane ka qenë personal dhe jo politik, duke lënë të nënkuptohet se përplasja e tyre mund të ketë qenë edhe për shkak të “preferencave të ndryshme seksuale”.
“Yuri Kim e kishte personale me mua. Nuk e di cila ka qenë arsyeja personale. Ndoshta edhe për arsye të preferencave seksuale të ndryshme që kemi. Mund të ketë qenë dhe kjo ndoshta një nga gjërat, po s’ja jap dot, s’ja jepja dot këtë kënaqësi, që mund t’ia kenë dhënë të tjerët,” –deklaroi Monika Kryemadhi.
Kjo deklaratë e bërë në emisionin “Kjo Javë”, ka bërë shumë bujë në opinionin publik, duke sjellë reagime të shumta në rrjet, pasi për herë të parë një ish-kryetare partie shqiptare flet me kaq hapur për raportet e saj me një ambasadore të SHBA-së në Tiranë.
Kryemadhi ka qenë ndër zërat më kritikë ndaj Yuri Kim gjatë mandatit të saj diplomatik në Shqipëri, duke e akuzuar shpesh për ndërhyrje në politikën e brendshme dhe mbështetje të hapur ndaj qeverisë Rama.
Këtë herë, deklarata e saj i ka dhënë çështjes një tjetër dimension, duke e kthyer përplasjen mes tyre në një temë personale dhe delikate, e cila pritet të shkaktojë reagime të reja në ditët në vijim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



