E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eric Wendt paraqet letrat kredenciale te Bajram Begaj
Lajme

Eric Wendt paraqet letrat kredenciale te Bajram Begaj

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku do t’i paraqesë letrat kredenciale Presidentit Bajram Begaj, duke nisur zyrtarisht misionin e tij diplomatik në Tiranë.

Pas ceremonisë së paraqitjes së letrave kredenciale, është parashikuar edhe një takim mes Presidentit Begaj dhe diplomatit amerikan.

Wendt mbërriti një ditë më parë në Shqipëri, ku u prit nga përfaqësues të protokollit shtetëror dhe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Të hënën, ambasadori i ri amerikan pritet të zhvillojë takimin e parë në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, ku do të takohet me ministrin Ferit Hoxha.

Ndërkohë, më 2 tetor, Ambasada Amerikane në Tiranë pritet të organizojë ceremoninë e prezantimit të ambasadorit të ri në një hotel në qendër të kryeqytetit.

Mbërritja e Eric Wendt në Tiranë i jep fund një periudhe rreth trevjeçare pa një ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, pas përfundimit të mandatit të Yuri Kim në qershor 2023 dhe vështirësive për konfirmimin e një pasardhësi në Senatin amerikan.

Wendt është gjeneral i lartë i ushtrisë amerikane në pension, me mbi 34 vite shërbim. Pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në forcat speciale amerikane “Green Beret”.

Ai ka shërbyer gjithashtu si komandant i Komandës së Operacioneve Speciale të NATO-s, si dhe ka mbajtur pozicione të rëndësishme në Lindjen e Mesme dhe në rajonin e Paqësorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.