Miss Kosova: Flas dy gjuhë, shqip dhe atë të Kosovës (VIDEO)
Brikena Selmani, një nga konkurentet e Miss Grand Kosovo 2025, është bërë qendra e vëmendjes në rrjetet sociale pas një momenti që u shpërnda gjerësisht në TikTok dhe Instagram.
Gjatë një interviste në kuadër të garës ndërkombëtare të bukurisë, Brikena deklaroi: “Unë flas gjuhën e Kosovës dhe gjuhën shqipe”, një frazë që u interpretua nga shumë ndjekës si një ndarje mes dy gjuhëve, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet.
Disa e panë si lapsus të shkaktuar nga emocionet, ndërsa të tjerë e kritikuan për mungesë njohurie.
Megjithatë, kishte edhe zëra në mbështetje të saj, të cilët theksuan presionin e lartë të garave ndërkombëtare dhe mundësinë e një hutimi momental.
Pavarësisht kritikave, Brikena ka arritur një gjë që pak konkurente arrijnë: të bëhet virale dhe të vendoset në qendër të diskutimit publik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



