E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hahn me Ministren Gjonaj në Bruksel: Çfarë presim nga Shqipëria, bojkoti nuk është…
Politikë

Hahn me Ministren Gjonaj në Bruksel: Çfarë presim nga Shqipëria, bojkoti nuk është…

“Të mos harrojmë që duhet shumë punë për tu bërë që të arrijmë rezultatin e duhur, deri në verë të 2019”. Keshtu ka deklaruar eurokomisioneri Hahn, gjate konferences se perbashket per media sot, ne prani te ministres se drejtesise, Etilda Gjonaj.

Ne fjalen e saj, ministrja Gjonaj, e cila ndodhet ne në Bruksel për procesin e “screening”,  ka theksuar se “Shqipëria ka nisur punën përgatitore për përshtatjen e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian”.

“Komisioni Europian i dha një shtysë të rëndësishme reformave me vendimin e qershorit. Vetting-u në drejtësi ka kthyer besueshmërinë e munguar të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Bashkimi Europian në krahun tonë në zbatimin e reformave na jep më shumë kurajo për të vazhduar në krijimin e shtetit të së drejtës. Jemi të angazhuar për të vijuar zbatimin e çdo reforme të nevojshme”, deklaroi Gjonaj, duke theksuar se do te vijohet me angazhimin ne kete proces të pakthyeshëm dhe të dëshiruar nga shtetasit shqiptarë.

Nderkohe qe Hahn, ka theksuar se vendi yne eshte ne rrugen e duhur, por puna qe e pret perpara eshte shume e madhe.

“Nuk kam ditë fikse në mendje, por jam i kënaqur nga procesi i vetingut, duhet bërë akoma punë, ka shumë punë për të bërë deri në verën e vitit 2019, e mbështesim shumë këtë proces, por është edhe një detyrë shumë e fortë nga ana e Shqipërisë, që duhet ta përmbushë dhe nuk duam të humbasim aspak kohë, të gjithë duhet të jenë të ndërgjegjshëm,të mos harrojmë që duhet shumë punë për tu bërë që të arrijmë rezultatin e duhur, deri në verë të 2019”- tha ai. Nderkohe qe ne pergjigje te pyetjeve qe bene mediat e pranishme, Hahn ka dhene reagimin e tij edhe per pjesemarrjen e rendesishme ne kete proces dhe angazhimin e gjithe paleve: “Bojkoti nuk eshte shprehje e demokracise”- tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.