E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hajdari replika me Ramën dhe nxjerr dokumentet: Uroj që një ditë të jesh në bankën e të akuzuarve
Publik News

Hajdari replika me Ramën dhe nxjerr dokumentet: Uroj që një ditë të jesh në bankën e të akuzuarve

Deputetja e opozitës Rudina Hajdari gjatë replikave në interpenlancën që kryeministrin Rama po mban për Teatrin Kombëtar hedh dyshime pse për 17 vite në teatër nuk është vënë dorë.

hajdari

Hajdari ka shprehur dëshirën që një ditë Rama të jetë në bankën e të akuzuarve dhe të shtrohen këto gjëra që po ndodhin sot.

Gjithashtu Hajdari ka publikuar edhe disa dokumente ku tregon se “sapo erdhët në qeveri në 2017, vkm 325 për shpalljen e qendrës historike, qeveria juaj e përgjysmoi këtë qendër historike. Pse e bëtë? Pse e donit atë truall?”

Gjithashtu Hajdari tha se në vitin 2000 Rama ka dashur që të marrë në pronësi të Bashkisë së Tiranës edhe Teatrin e Kukullave, por në atë kohë është ndaluar nga Gjykata Kushtetuese, se ka qenë në kundërshtim të Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse do e shtroni pyetjen nëse këtij vendi i duhet teatër, por nuk është pyetje që bëhet sot për ju. I përçatë artistët se si i përdorët, kur i kanë thënë ata, para 21 vitesh, apo i kanë thënë sot. Ndaj zoti kryeministër çështja është si duhet ti ruajmë ne këto vlera, se këtu ndahet bota civile nga ajo barbare. Se e bëtë në 4 të mëngjesit atë shkatërrim.

Unë nuk dua të bëj prokuroren, por uroj që një ditë të jesh i ulur te banka e të akuzuarit dhe të shtrohen këto gjëra, ka disa argumente juridikë dhe vendime të KM të asaj kohe që i mbani mend, dhe une ua rikujtoj. Në vitin 2000 për shpalljen ansambël monument kulture, dhe TK përfshihet në këtë zonë. Ishit kryetar bashkie në atë kohë, u munduat ta merrnit truall, por në atë vendim thuhej që këto monumente duhet të ruhen.

A a e dini ju nga 2000-2017 nuk u bë asgjë për atë teatër, a nuk u bë kjo në mënyrë të qëllimshme? Si ka mundësi që në 17 vite nuk u vu dorë, ndërkohë që ka qenë i mbrojtur e ligj. Akti tjetër që bëtë sa erdhët në qeveri në 2017, vkm 325 për shpalljen e qendrës historike, qeveria juaj e përgjysmoi këtë qendër historike. Pse e bëtë? Pse e donit atë truall, ja ku e keni.

Në 8.5.2020, i kaluat bashkisë një sipërfaqe trualli dhe 1126 m 2 ndërtesë vetëm ajo e teatrit eksperimental, pasi TK është më shumë se 2200 metër katrorë. I kaluat bashkisë këtë truall me një kartelë të regjistruar vetëm me 1126 m2. Si e keni bërë këtë? Nuk ia transferuat fare godinën e TK bashkisë, por e prishët.

Në vitin 2000 donit të merrnit teatrin e kukullave në pronësi të bashkisë së Tiranës, dhe gjykata kushtetuese e ka kundërshtuar këtë transfertë, pse e ka bërë se ka qenë në kundërshtim të Kushtetutës.

Uroj ta kuptoni që ky obsesion do ju kushtojë rëndë. Ai që do të kontrollojë të tashmen do të kontrollojë të kaluarën dhe ai që do të kontrollojë të shkuarën do të kontrollojë të ardhëm. Keni obsesionin me të kaluarën nuk e di pse e keni, por ata që duan të ruajnë të shkuarën, janë duke menduar për të ardhmen”,tha Hajdari.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interpelancës së kërkuar nga opozita për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Rama i  është përgjigjur akuzave të deputetes Rudina Hajdari dhe deputetëve të opozitës duke lexuar 1 për 1 deklaratat  e artistëve të cilët kanë qenë pro shembjes së godinës së teatrit pasi sipas tyre  ajo ishte kthyer në një vatër rreziku për shëndetin.

Fjala e Ramës: Ta harrosh fjalën e lirë pa kufi këtu sa të jetë ai burri atje (i drejtohet Hajdarit). Edhe unë edhe ti. Unë i kam mbaruar fjalët për teatrin këtu thjesht do të shfrytëzoj këtë 20 minuta për të cituar fjalët e atyre që kanë bërë teatrin dhe e atyre që nisën protestën për teatrin.

Kur e nisën protestën as ju dhe as ata tjerët që tani janë kthyer në bij të Shekspirit dhe Molierit jo vetëm që nuk ishin aty por ju kishte thënë të mos dukeni aty.

Në krye të asaj protete nuk ishin 2 budina por Robert Ndrenika dhe Arben Dërhenmi. Duke përcjellë besnikërisht fjalët e protestuesëve të vërtet dhe jo të aktorëve politikë që luajnë teatrin e tyre pavarësisht se është te unaza e re dhe e vjetër apo..

Do ju përgjijem me Robert Ndrenikën: Ju lutem mos u kryqëzoni kam  qenë prej vitesh dhe jam për një teatër të ri, e këtë duhet ta bëjë shteti shqiptar apratë ti marrë ku të dojë.

Protesta e vërtet  ka ndodhur më shumë se 2 vjet më parë. Me ata është zhvilluar dialog si për asnjë çështje tjetër më parë ne histori.

Arben Dërhemi: Sipas asaj që kishim rënë dakord me njeri-tjetrin, ne kemi bërë 2 kërkesa. Të mos preket trualli i teatrit…

Bujar Asqeriu: S’e mbështes protestën. Unë në atë godinë nuk futem më sepse është sëmundje. Në atë godinë ku vdiqën shokët e mi nuk futëm me. Dua një teatër të ri. Boll se e tepruat.

Reshat Arbana: A bëhet një teatër marcall apo i ri lërjani territorin teatrin, por duan teater te ri.

Altin Basha: Kemi negociuar. Ramë dakord për 2 përfaqësuar në komitetin e negocimit. Unë mendoj se duhet një godinë e re. Jam gati të debatoj me këdo për këtë pikëpamje. Ajo  godinë qe eshte nuk ofron mundësinë  për produkte tatrore.

Enver Petrovci: Eshtë ai si puna ime pa flokë… Për mua është një buidallalët të mos ndërtohet njët teater i ri. Të ndërtohet teatri, eshtë budallallëk me e kundërshtu. Ai  që ekziston nuk ka kurrfarë vlere.

Bruno Shllaku: Sa i përket teatrit është një godinë që i përket një salle të huajsh. Është e vërtet që ka vlera por do të ketë më shumë vlera kur të bëhet një godinë e re. Aty do të kemi një teatër të mire, smë duhet se çfarë ndërtohet pas teatrit dhe në qiell. Unë dua një godinë të re.

Drita: Unë jam emëruar në teatër shumë vite më herët. Diskutonim për domosdoshmërinë e një teatri të ri. Pjetër Gjoka u sëmur nga mushkëritë. Roland Trebicka u nda nga jeta për shkak të mushkërive…

Violeta Manushi : Ne s’do ta arrijmë teatrin por bëjeni për këta të rinj. Teatri kombëtar duhet të jetë për publikun dhe aktorët.

Njeriu kur shkon në teatër duhet të ndiejë parfum dhe jo PD. Këtë e them unë. Kur shkoj atje atje ndjehet era myk dhe lagështirë. Më falni…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.