“Hakmarrja e Ramës e vonoi edhe 8 orë lirimin e Dritan Goxhajt, por nuk mundi ta zgjaste më”
Paraditen e sotme, gjykata e Apelit në Tiranë mori vendimin për të liruar nga burgu ish-luftëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj. Si rrjedhojë ai nuk do të ekstradohet në Hagë.
Ndërkohë që avokati Altin Goxhaj u shpreh se hakmarrja e kryeministrit Rama mundi ta vononte edhe 8 orë lirimin e Dritan Goxhajt, por nuk mundi ta zgjaste më. Ai po ashtu shprehet se është e njëjtë intervali kohor i mbajtjes në burg të Goxhajt me atë të cilën ai luftoi.
Sipas tij kjo është mënyra si trajtohen heronjtë në vendin tonë dhe përballë kësaj padrejtësie heshtën liderët e opozitës apo edhe Arlind Qori apo Endri Shabani. Avokati thekson se në këtë çështje ka të bëjë Soros, pasi Dritani dekonspiroi skenarin e e tij për hedhjen poshtë të UÇK në Hagë.
“HAKMARRJA E RAMËS E VONOI EDHE 8 ORË LIRIMIN E DRITAN GOXHAJN POR NUK MUND TA ZGJASTE MË! Lirohet Dritan Goxhaj nga Burgu 313. Aq ditë sa luftoi për çlirimin e Kosovës Mars-Qershor aq muaj e mbajtën në burg përsëri: Mars-Qershor 1999 = Korrik-Tetor 2023! Kështu i trajtojmë ne Heronjtë! Heshtën të gjithë, edhe Berisha edhe Lyli, edhe Meta edhe “opozitarët” e tjerë! Heshtën edhe zogjtë e rinj të qyqes Soros me Tik e me Shaban apo Arlind. Sepse nuk cicërojnë dot kur kakarit Qyqja Soros e cila ishte ajo që donte ta syrgjonoste në Hagë sepse Dritani dekonspiroi skenarin Soros për përbaltjen e UÇK!!!”, shkruan Altin Goxhaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



