E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hakmarrje në qeli/ Policët dhunë shtazarake ndaj Daniel Dobrajt
Lajme

Hakmarrje në qeli/ Policët dhunë shtazarake ndaj Daniel Dobrajt

Pas arrestimit, oficerët e Policisë së Tiranës kanë ushtruar dhunë shtazarake ndaj adoleshentit Daniel Dobraj, i akuzuar gjoja si personi që hodhi shashkën që i dëmtoi një gisht polices, Ina Nuku.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, pas arrestimit të Dobrajt, policët kanë tentuar ti thyejnë gishtërinjtë në shenjë hakmarrje.

Policia ka nisur një dhunë shtazarake ndaj banorëve të Astirit, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre për interesat e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:

Edvin Urrejtja urdheron kriminele me uniforme per t’i thyer gishtrinjte e duarve si hakmarrje, Daniel Drobes!

Ndal dhunes, torturave dhe terrorit shteteror ndaj protestuesve!

Te dashur miq, prej 24 oresh, nje dhune, terror dhe hakmarrje primitive ka shperthyer me urdher te Edvin Kristaq Urrejtjes ndaj protestuesve qe kane vendosur te mbrojne me jete shtepite e tyre. Fallanga prej tridhjete a dyzete vetesh, narkopolicesh gjysem te dehur dhe civile pa uniforme versulen si qen te terbuar, dhe pa asnje autorizim futen e bastisin banesa, rrembejne plaçka, godasin qytetare ne shtepite e tyre duke shkelur ligjet dhe Kushtetuten e vendit sikur te ishin pushtues barbare.

Keshtu, ata, me porosi te skizofrenit te poshteruar nga kepuca dhe vezet e protestuesve Edvin Kristaq Urrejtja, kane torturuar shtazerisht ne qeli 17 vjeçarin Paulo Ahmetcenaj, kane goditur kafsherisht me perpjekje per ti thyer gishhtrinjte e dy duarve, si hakmarje e turpshme primitive, 18 vjeçarin Daniel Drobaj. Vete Danieli, ne prani te torturuesve te tij denoncoi kete akt kriminal tek avokati i tij duke i treguar gishtrinjte e nxire dhe te fryre, te dhimbshem dhe mundet te thyera.

Perveç kesaj, narkobanditet i kane hypur shtazerisht me shqelma dhe kercenuar me tyte te revoles ne balle, ne prani te prinderve ne banesen e tij, studentit te shkelqyer te inxhinierise Daniel Drobaj. Protestues te tjere, burra, gra, femije jane subjekt dhune dhe terrori psiqik dhe fizik te papare.

Duke denuar me ashpersine me te madhe keto akte kriminale te narkobanditeve horra me uniforme, te urdheruara nga Edvin Kristaq Urrejtja, iu bej thirrje qytetareve te mbare vendit te ngrihemi ne mosbindje civile ne mbeshtetje te banoreve te Unazes se Re, qe po mbrojne shtepite dhe jeten e tyre qe duan t’u prishin me praktika mafioze, korruptive, antikushtetuese, antiligjore Edvin Kristaq Urrejtja, Lal Plehu dhe narkoqeveria e tij! sb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.