E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hamshik i jep fitoren Napolin, Hysaj minuta të plota në suksesin ndaj Krotones
Sport

Hamshik i jep fitoren Napolin, Hysaj minuta të plota në suksesin ndaj Krotones

Napoli ruajti kryesimin e Serie A, pas fitores 0-1 në transfertë ndaj Krotones, java e 19-të e kampionatit italian.

Golin me vlerë tri pikë e shënoi Marek Hamshik në minutën e 17-të. Sllovaku është golashnuesi më i mirë i të gjitha kohërave me Napolin, duke kaluar kështu Maradonën dhe për të ishte përgatitur një bluzë speciale.

Për napolitanët luajti minuta të plota mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj.

Me fitoren e sotme, Napoli shkon në +4 pikë nga Juventusi i vendit të dytë, që do të luajë nesër në transfertë kundër Hellas Verona. Interi i vendit të tretë pret Lacion e Thomas Strakoshës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.